Kolonjë/Zbardhen dhe dokumentohen 3 vjedhje të ndodhura në objekte kulti, gjatë 2 muajve të fundit

Kolonjë/Zbardhen dhe dokumentohen 3 vjedhje të ndodhura në objekte kulti, gjatë 2 muajve të fundit.

Vihet në pranga një 34-vjeçar dhe procedohet në gjendje të lirë bashkëshortja e tij, bashkëpunëtorë në vjedhjen e disa shumave monetare në teqetë e fshatrave.

Sekuestrohet një automjet që dyshohet së është përdorur nga autorët, për kryerjen e vjedhjeve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të rasteve të vjedhjes në objektet e kultit në disa fshatra të Kolonjës, kanë bërë të mundur zbardhjen e rasteve të ndodhura 2 muajt e fundit.

Si rezultat i punës hetimore u bë identifikimi dhe ndalimi i shtetasit L. U. (A)., 34 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, si dhe dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen S. U., 22 vjeçe, banuese në fshatin Dishnicë, Korçë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur në objektet e kultit (teqe), në fshatrat Starje, Kreshovë dhe Gjonç, 35 000 lekë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet tip “Volkswagen Passat”, të cilin dyshohet se e kanë përdorur për të kryer vjedhjet.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarive të paligjshme, në të cilat dyshohet se janë të implikuar këta dy shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.