Qarku Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas që ishin në kërkim dhe procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër

Qarku Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas që ishin në kërkim dhe procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër, për vepra të ndryshme penale.

-Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kapën shtetasin në kërkim A. J., 50 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec e ka dënuar me 1 vit dhe 5 muaj burgim, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Veprimet e mëtejshme procedurale u kryhen nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec.

-Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit R. Sh., 29 vjeç, banues në Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. 29-vjeçari ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”, të finalizuar më datë 14.09.2023, nga strukturat e Policisë Korçë, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ushtronte aktivitetin kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Sh. P., 59 vjeçe, banuese në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi më datë 24.10.2023, dyshohet se ka djegur me zjarr një kasolle me bazë ushqimore për bagëtitë, në pronësi të një 62-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.