Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin D. Gj., 32 vjeç, banues në fshatin Borsh, Himarë, pasi u konstatua duke ndërtuar në pronën e tij, pa lejen e organeve kompetente.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht shtetasit:
– E. A., 37 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi pronës”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi D. M., 29 vjeç, banues në lagjen nr.4, Sarandë, se 37-vjeçari i ka dëmtuar gomat e makinës.
– A. G., 38 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestuar 7 kapsolla detonatore.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.