DVP Vlorë – Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore

Policia Rrugore vijon kntrollet intensive në të gjitha akset rrugore, në Vlorë dhe në Sarandë, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Kontrollet e shtuara kanë për qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për sezonin turistik, duke përdorur radarë, dronë, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, është arrestuar 1 drejtues mjeti dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 tjerë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Janë pezulluar 22 leje drejtimi, nga të cilat 13 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 6 për drejtimin mjeti, nën ndikimin e alkoolit, dhe 3 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë vendosur gjithsej 1225 masa administrative, nga të cilat:

– 371 masa për tejkalim shpejtësie;
– 64 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
– 41 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
– 5 masa për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;
– 171 masa për parakalime të gabuara;
– 290 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore dhe rregullat e qarkullimit;
– 283 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e alkoolit dhe të celularit gjatë drejtimit të mjetit, si dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë.

#udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘
#zbatorregullat✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët 🚶🚸
#STOP ❌shpejtësi ❌alkool❌celular🚘