DVP Vlorë – Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga një shtetas

DVP Vlorë

Vijojnë kontrollet e pandërprera për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga një shtetas.

Gjithashtu, vihet në pranga një shtetas tjetër, për veprën penale “Përndjekja” si dhe procedohen penalisht 4 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, dhe si rezultat i kontrollit të territori, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Romës, Selenicë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u ndalua shtetasi Xh. P, 28 vjeç, banues në fshatin Romës, pasi gjatë kontrollit pranë banesës së tij, në një sipërfaqe toke, u gjetën të kultivuara fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë, arrestuan në flagrancë shtetasin G. A., 59 vjeç, banues në fshatin Kropisht, pasi ka përndjekur dhe shqetësuar një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Himarë, proceduan penalisht për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr”, shtetasin Z. M, pasi dyshohet se ka djegur me zjarr, një sipërfaqe të pyllëzuar në fshatin Pilur, Himarë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, proceduan penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, shtetasit D. I., 50 vjeç, B. I., 41 vjeçe dhe I. J., 23 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen Nr.1, Sarandë, për motive të dobëta, kanë goditur me grushta dhe sende të forta shtetasit R. DH., dhe A. Dh., (bashkëshortë).

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.