Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë bënë ndalimin e shtetasit I. V., 64 vjeç, banues në Vranisht, Himarë, pasi Gjykata e Rrethit Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë proceduan penalisht për veprat penale “Kanosja” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasin S. P., 26 vjeç, banues në Delvinë, sepse ka kanosur me fjalë, shtetasin A. M., 18 vjeç, banues në Delvinë, dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë ushtrimit të detyrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.