Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë proceduan penalisht për veprat penale “Mashtrimi në kredi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, shtetasen J. S., banuese në Vlorë, sepse ka bërë kallëzim shtetasja Sh. J., banuese në lagjen “Partizani”, Vlorë, se shtetasja J. S., me anë të mashtrimit dhe dokumenteve false, ka marrë një kredi në emër të saj.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin B. T., 45 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, sepse ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, shtetasin P. H., 37 vjeç, banues në fshatin Adhrasovë, Finiq, sepse ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke me shkurre dhe ferra, në fshatin Adhrasovë.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë shpallën në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasin V. Dh., 40 vjeç, banues në fshatin Kopaçëz, Delvinë, sepse për shkak të një konflikti pronësie, ka goditur me sende të forta në kokë, shtetasin K. H., 51 vjeç, banues në fshatin Kopaçëz, Delvinë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.