Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, shtetasin B. M., 60 vjeç, banues në lagjen ”28 Nëntori”, Vlorë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi A. M., 62 vjeç, se 60-vjeçari, me anë të dokumenteve të falsifikuara, ka marrë në pronësi truallin e tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin A. C., 21 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Vlorë-Orikum, ka humbur kontrollin duke u përplasur me një shtyllë betoni dhe për pasojë ka mbetur i dëmtuar së bashku me pasagjerin, shtetasin S. Dh., i cili ka humbur jetën në spital.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Orikum proceduan penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin Xh. S., 62 vjeç, banues në Orikum, pasi u konstatua duke ndërtuar në pronën e tij, pa lejen e organeve kompetente.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.