DVP Vlorë – Arrestohet 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër

DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin B. Xh., 64 vjeç, banues në Himarë, pasi ka bërë kallëzim një 56-vjeçare, se ky shtetas, në menyrë të përsëritur, ka kryer veprime të turpshme ndaj saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasin A. M., 50 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme, është konstatuar duke hedhur inerte në det, në zonën e plazhit që ka në menaxhim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.