DVP Fier – Arrestohen në flagrancë 3 shtetas

Lushnjë/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasit A. C., 16 vjeç, G. D., 17 vjeç dhe I. Xh., 15 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, kanë vjedhur automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit B. O.

Duke drejtuar automjetin e vjedhur, shtetasi A. C. ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Të tre shtetasit kanë braktisur automjetin dhe janë larguar nga vendngjarja, por janë lokalizuar dhe kapur nga shërbimet e Policisë.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier referuan materialet në Prokurori , pasi në lagjen “Çlirimi”, Lushnjë, shtetasi G. Sh., 18 vjeç, është aksidentuar nga një automjet i paidentifikuar, drejtuesi i të cilit është larguar nga vendngjarja. Shtetasi G. Sh., pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

Mallakastër/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, në ngarkim të shtetasit F. A., banues në Hekal, Mallakastër, pasi ka zaptuar 700 metra katror tokë shtet.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.