DVP Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. Sh., 41 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 i gjetën një sasi Heroine.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. P., 50 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht, me një 33-vjeçar;
-I. M., 53 vjeçe, pasi ka keqtrajtuar një kafshë (qen);
-L. B., 31 vjeç dhe J. B., 22 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur dhe kanë kanosur një 23-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-F. K., 59 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 65-vjeçar;
-F. T., 61 vjeçe dhe A. M., 41 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur njëri-tjetrin;
-dy shtetas 15 dhe 16 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-arrestuan një 17-vjeçar dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një bashkëmoshatar të tijin. I mituri i arrestuar, dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një bashkëmoshatar të tijin, mbrëmjen e datës 16.03.2025, në rrugën “Besëlidhja”, ndërsa i mituri i proceduar dyshohet se ka goditur me grushte, autorin e dyshuar të plagosjes me mjet prerës. Mjeti prerës u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. 17-vjeçari i dëmtuar është aktualisht në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;
-shpallën në kërkim shtetasin A. F., 36 vjeç, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale, dyshohet se ka përndjekur një 34-vjeçare. Punohet për kapjen e 36-vjeçarit.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-Xh. A., 36 vjeç, pasi automjeti që ky shtetas drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër. Si pasojë e përplasjes, ka patur vetëm dëme materiale;
-N. X., 46 vjeç, pasi automjeti që ky shtetas drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet, dhe ky i fundit, si pasojë e goditjes, është përplasur me një automjet tjetër. Si pasojë e përplasjeve, ka patur vetëm dëme materiale;
-E. K., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje.

Ditën e djeshme, dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese (Fotoksinë), në banesën e tij, një 55-vjeçar, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.