DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Foleja 6”

DVP Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni i koduar “Foleja 6”.

Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, arrestohen 2 shtetase nga Kina.

Procedohen penalisht 3 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari.

Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të përfituar nga kjo veprimtari dhe 2 celularë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara për një rast prostitucioni, kanë organizuar dhe finalizuar në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacionin policor të koduar “Foleja 6″.

Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetaset nga Kina H. W., 40 vjeçe dhe K. Sh., 38 vjeçe, pasi nga hetimet rezultoi se ushtronin prostitucion, në një apartament që e kishin marrë me qira, në rrugën “Mysylm Shyri”.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për 3 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.