DVP Shkodër/Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas, për vepra penale të ndryshme

DVP Shkodër/Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas, për vepra penale të ndryshme.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për një aksident rrugor mes 2 automjetesh, në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”, si pasojë e të cilit humbi jetën një 4-vjeçar, ju informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, për drejtuesen e automjetit ku ishte 4-vjeçari, shtetasen K. B., 22 vjeçe.

Këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë dhe për shtetasin P. Sh., 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. L., 51 vjeç, banues në fshatin Omaraj, pasi u kap duke kryer gërmime me mjete të rënda, pa autorizim, në një zonë pyjore, në fshatin Gjeçaj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fushë Arrëz referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Gj., 50 vjeç, pasi ka kallëzuar një 71-vjeçar, se ky shtetas i ka vjedhur në banesë, disa vegla për punë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.