DVP Lezhë
Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Vihen në pranga 2 shtetas,njëri prej tyre i shpallur në kërkim.
Gjithashtu, procedohet penalisht një shtetas për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”.
Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në kërkim po lëvizte me mjet në drejtim të Lezhës, Policia Rrugore e Lezhës ka mirorganizuar punën dhe si rezultat ka bërë të mundur që në fshatin Mabë, Lezhë, të bllokonte mjetit tip “Skoda” dhe të ndalonte drejtuesin e tij, shtetasin A. B., 40 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim policor, pasi më datë 27.07.2021, në Shëngjin, Lezhë, dyshohet se i ka vjedhur disa sende personale një pushuesi kosovar.
-Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. Gj.,59 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në Ishull Lezhë, duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur, në masën 0.90 mg/l.
Gjithashtu, filloi procedimi penal për shtetasin A. Gj., 43 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke kryer parakalim të gabuar dhe pas ndalimit ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për paraqitjen e dokumenteve.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.