DVP Kukës/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë

DVP Kukës/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Kukës vunë në pranga shtetasin B. D., 27 vjeç, banues në Kukës, pasi teksa drejtonte automjetin, në gjendje të dehur, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin, por ka kryer manovra të rrezikshme me të dhe është bërë rrezik për përdoruesit e rrugës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. D., 38 vjeç, banues në Kukës, pasi u kap teksa transportonte me furgon, një sasi këpucësh, të papajisura me faturën tatimore të mallit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. N., 66 vjeç, banues në fshatin Plaç dhe A. S., 43 vjeç, banues në fshatin Gri, pasi dyshohet se kanë ndërtuar objekte për banim, pa leje nga organet kompetente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️