Raporti ditor i ngjarjeve, 8 shtator 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive

DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Covered”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.Kishte fshehur një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, në bagazhin e automjetit që drejtonte, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari.Vihet në pranga edhe pasagjeri në automjet, për moskallëzim krimi.Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov dhe municioni luftarak.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për dy shtetas që qarkullonin me armë zjarri, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Covered”.Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen “Valas”, Cërrik, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, janë kapur në flagrancë dhe janë arrestuar shtetasit:-A. Zh., 37 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;-A. K., 32 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin A. Zh. dhe pasagjer shtetasin A. K., shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Gjirokastër-Finalizohet nga strukturat e DVP Gjirokastër dhe të DVKM Gjirokastër, operacioni policor i koduar “Road Guard 73”.Arrestohet në flagrancë një 24-vjeçar që u kap duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës, 13 emigrantë nga vendet e treta që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri dhe synonin të kalonin në vendet e BE-së.Vihet në pranga dhe një shtetas pakistanez që ndihmonte emigrantët, kundrejt pagesës, që të futeshin ilegalisht në Shqipëri, nëpërmjet kufirit të gjelbër me Greqinë.Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 2 celularë.Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Seksioni Operacional i DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me DVKM Gjirokastër, në vijim të punës së pandërprerë, në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 73”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasve:D. A., 24 vjeç, banues në Korçë, pasi është kapur në flagrancë gjatë operacionit, në aksin rrugor Tre Urat-Përmet, duke transportuar me automjet, drejt Tiranës, kundrejt shumës 150 euro për person, 13 emigrantë nga vendet e treta që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri dhe synonin të kalonin në vendet e BE-së;H. R., 33 vjeç, banues në Pakistan, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se ndihmonte emigrantët nga vendet e treta, kundrejt pagesës 100 euro për person, që të futeshin ilegalisht në Shqipëri, nëpërmjet kufirit të gjelbër me Greqinë.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 2 celularë.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm  Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 96 shtetas, konkretisht: 33 shtetas janë vënë në pranga, 57 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste- 8 shtetas janë vënë në pranga dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta, janë evidentuar 3 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 4 raste- 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të krimeve ekonomike, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 6 raste, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar. Rastet e tjera rezultojnë me 6 shtetas të vënë në pranga dhe 4 shtetas të shpallur në kërkim.

Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim. Janë evidentuar 8 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror, me 8 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 10 raste- 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 10 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 2 raste të veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”, me nga 1 shtetas të vënë në pranga.

Më tej, janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë; 1 rast i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 1 rast i veprës penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, me 1 shtetase të shpallur në kërkim.

1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunimi i banesës”, është kapur dhe ndaluar.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, si pasojë e të cilave 5 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 22 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 11 shtetas janë vënë në pranga dhe 12 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.