DVP Korçë – Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 6 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, të shtetasit P. A., 18 vjeç dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për dy shtetas të tjerë 16-vjeçarë, banues në Korçë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen nr. 1, Korçë, tek Parku “Rinia” kanë vjedhur baterinë e trenit të bashkisë, e cila posedohej nga shtetasi P. K.

Gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Përvetësimi i mallrave që rrjedhin nga vepra penale”, për shtetasen A. A., 54 vjeçe, banuese në Korçë, pasi rezulton se kjo shtetase ka blerë baterinë e vjedhur.
———-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec filluan procedimin penal për veprën “Plagosja e lehtë me dashje”, për shtetasin E. A., 22 vjeç, banues në fshatin Rëmenj, Pogradec, pasi më datë 27.04.2022, në fshat, ky shtetas ka goditur me sende të forta në kokë dhe në fytyrë një 17-vjeçar, banues në fshatin Rëmenj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec filluan procedimin penal për veprën “Shkatërrimi i pronës”, për dy 15-vjeçarë, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, pasi mbrëmjen e datës 26.04.2022, këta shtetas kanë tentuar të hyjnë në brendësi të shkollës 9-vjeçare të fshatit Leshnicë, duke shkatërruar pjesën e jashtme të dritares së saj.

Gjithashtu në vijim të informacionit datë 24.04.2022, i cili bën fjalë për largimin nga banesa të shtetasit Sh. B., 34 vjeç, banues në fshatin Laktesh, Pogradec, ju informojmë se ky shtetas është gjetur dhe është kthyer në banesën e tij.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.