DVP Korçë – Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasve në kërkim A. M., 52 vjeç dhe M. S., 23 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, e ka dënuar 52-vjeçarin me 3 muaj e 24 ditë burg dhe 23-vjeçarin me 4 muaj e 25 ditë burg, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, kryer në bashkëpunim.

Ndalimi i tyre u bë, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 13.02.2019, ku në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, në dy mjete tip kamion u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1074,2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.
———
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” të shtetasit E. Y., 35 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi ky shtetas në lagjen nr. 1, Pogradec, i ka vjedhur çantën e dorës shtetases A. C., 46 vjeçe, banuese në fshatin Rëmenj, Pogradec.​
———
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë shpalljen në kërkim dhe filluan procedimin penal për veprën “Braktisja e fëmijëve të mitur” për shtetasen P. K., 31 vjeçe, banuese në fshatin Taç, Ersekë, pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj, shtetasi E. K., 37 vjeç, i cili ka deklaruar se shtetasja e mësipërme është larguar nga banesa ditën e djeshme dhe ka braktisur dy fëmijët e mitur.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.