DVP Korçë – Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Y. B., 59 vjeç, banues në fshatin Ravonik, Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 21.07.2021, e ka dënuar këtë shtetas me 4 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.

Po nga këto struktura, u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, i shtetasit K. K., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas ka thyer vendimin e Gjykatës dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases V. K., 36 vjeçe, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
————
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 18 vjeç dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin Y. K., 59 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë kontrollit që shërbimet e policisë ushtruan në lagjen nr. 2, Pogradec, në lokalin në pronësi të shtetasit Y. K., shtetasit E. B., iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular të markës “Samsung Galaxy MO2S”, i cili dyshohet se përdorej për vendosjen e lojrave të fatit, të palejuara.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec për veprime të mëtejshme.