Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit M. Gj., 54 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, pasi dyshohet se në banesë, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike, ndaj nënës së tij, shtetases B. Gj., 84 vjeçe.
———–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, të shtetasit M. D., 22 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në këtë fshat, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale pajisje që dyshohet se shërbenin për vendosjen e basteve sportive.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.