DVP Korçë – Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër për vepra të ndryshme penale

Në vijim të informacionit paraprak datë 08.03.2022, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, pas veprimeve hetimore e procedurale të kryera, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” të shtetasit J. L., 16 vjeç, banues në Pogradec, pasi ditën e djeshme në lagjen nr. 1, Pogradec, për motive të dobëta, ky shtetas ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) një 15-vjeçar tjetër, banues në Pogradec, i cili​ aktualisht ndodhet në spitalin e Pogradecit, në gjendje të rëndë për jetën.

Gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje, filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe për shtetasin G. R., 50 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer veprime që pengonin zbulimin e së vërtetës.
—————
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” të shtetasit A. M., 36 vjeç, banues në fshatin Dvoran, Korçë, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Korçë-Ersekë, pranë Qafës së Qarrit, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë dëmtuar dy pasagjerët shtetasi G. L., 48 vjeç, banues në Korçë dhe shtetasja A. J., 30 vjeçe, banuese në fshatin Helmës, Kolonjë, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Korçës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.