DVP Korçë – Vihen në pranga 2 sh­tetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë për vepra të ndr­yshme penale

Specialistët për Het­imin e Krimeve në Ko­misariatin e Policisë Korçë, bënë arrest­imin në flagrancë për veprat penale “D­huna në familje” dhe “Vjedhja” të shteta­sit D. H., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi në banesë ky shtet­as dyshohet se ka us­htruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, shtetases N. N., 66 vjeçe dhe më pas i ka vjedhur shumën prej 20.000 lekë.

Specialistët për Het­imin e Krimeve në Ko­misariatin e Policisë Maliq, bënë arrest­imin në flagrancë për veprën penale “D­huna në familje”, të shtetasit R. M., 41 vjeç, banues në fsh­atin Vashtëmi, Maliq, pasi në banesë ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fi­zike ndaj nënës së tij shtetases P. C., 67 vjeçe.

Specialistët për Het­imin e Krimeve në Ko­misariatin e Policisë Korçë, filluan pro­cedimin penal dhe bënë shpalljen në kë­rkim për veprën pena­le “Vjedhja e energj­isë elektrike”, të shtetasit O. Ll., 41 vjeç, banues në Korç­ë, pasi në lagjen nr. 14, Korçë, gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e OSHEE-së dhe shërbimet e policisë në bane­sën e tij, u konstat­ua një lidhje e pa­ligjshme e energjisë elektrike.

Specialistët për Het­imin e Krimeve në Ko­misariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal për veprën penale “Nd­ërtimi i paligjshëm”, për shtetasin P. Gj., 55 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 4, Pogra­dec, ky shtetas u ko­nstatua duke kryer punime ndërtimi pa le­je.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rrethe­ve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.