Divjakë – Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasen E. Z. (L)., 54 vjeçe, banuese në Ferras, Divjakë, pasi ka kanosur për jetën dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj.

Po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi B. K., 59 vjeç, banues në Ferras, Divjakë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e OSHEE-së dhe shërbimet e Policisë, në magazinën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.