Durrës – Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin A. Ç., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babit të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt”, shtetasin F. A., 35 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.