Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për veprën “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, për shtetasin D. H., 48 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr.14, Korçë, gjatë kontrollit që shërbimet e policisë ushtruan në lokalin e tij, iu gjet e sekuestrua një telefon celular, i cili dyshohet se përdorej për organizimin e lojërave të fatit të palejuara.
———-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për veprën “Prerja e paligjshme e pyjeve” për shtetasit:
E. Ç., 21 vjeç dhe R. M., 20 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi në aksin rrugor Lin-Pogradec, këta shtetas u kapën me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. Ç., duke transportuar 6 m sterë dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës.
O. Gj., 37 vjeç dhe D. H., 36 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, pasi këta shtetas u kapën me mjetet e tyre tip “Benz”, duke transportuar secili nga 4 m sterë dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës.
———-
Po nga këto struktura, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” për shtetasin K. B., 20 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, ky shtetas gjatë një konflikti, ka goditur me sende të forta në trup shtetasin E. H., 20 vjeç, banues në Pogradec.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.