Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të shtetasit Dh. A., 60 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 10, Korçë, u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.
———-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë filluan procedimin penal në gjendje të lirë për veprën “Ndërtimi i paligjshëm”, për shtetasin S. Th., 60 vjeç, banues në Ersekë, pasi në fshatin Rehovë, Kolonjë, u kap duke kryer punime pa leje.
———-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për veprën “Prerja e paligjshme e pyjeve”, për shtetasit O. C., 40 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Maliq, H. M., 29 vjeç, banues në Korçë dhe E. A., 31 vjeç, banues në Pogradec, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në rrugën Maliq-Lozhan, duke transportuar me 3 mjete, dru zjarri, pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.