DVP Gjirokastër/Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas, për vepra penale të ndryshme

DVP Gjirokastër/Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. P., 37 vjeç dhe E. C., 42 vjeç, të dy banues në Libohovë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 69 vjeç, banues në fshatin Kodër, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturina bimore, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe e vogël toke, në pronësi të një shtetasi tjetër.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. M., 58 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë, pasi dyshohet se ka vjedhur një bagëti, në banesën e shtetasit E. H..

Pasditen e djeshme, në fshatin Memaliaj, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, është djegur plotësisht, automjeti që drejtonte shtetasi V. M.. Si pasojë, ka patur vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.