Tepelenë
Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, shpallet në kërkim 1 shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivimin e bimëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë shpallën në kërkim shtetasin A. M.., 54 vjeç, banues në fshatin Progonat, pasi ka tentuar të kultivojë bimë narkotike në afërsi të një ambienti në pronësi të tij.
‐——————–
Në datën 26.07.2021, është gjetur e pajetë në oborrin e banesës së saj, në fshatin Hundëkuq, shtetasia O. K., 80 vjeçe, e cila prej disa kohësh vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Menjëherë pas njoftimit,
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë shkuar në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore rezulton se kjo shtetase është vetvrarë duke u djegur pjesërisht në pjesën e sipërme të trupit.
——————–
Arrestohet një shtetas një shtetas për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.”
Sekuestrohen granata, ndezëza dhe kallëpe tritoli.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 49 vjeç, banues në fshatin Fushbardhë, Gjirokastër.
Shtetasi A. Sh. mesnatën e datës 26.07.2021, në gjendje të dehur ka hedhur në lumë dy granata. Menjëherë pas marrjes së njoftimit shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë neutralizimin dhe prangosjen e shtetasit A. Sh.
Nga kontrolli që është ushtruar në banesë u gjetën 6 granata, ndezësa dhe 5 kallëpe tritoli.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.