Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë qarkun Elbasan, në zbatim të planit të masave për evidentimin e ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit. Konstatohet një subjekt që ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit.
Arrestohen në flagrancë shtetasit R.N., 29 vjeç, ( pronari i lokalit i cili e kishte marrë me qera) dhe Xh.B., 21 vjeç( kamarier) banues në Gramsh, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, dhe “Fshehja e të ardhurave”. Arrestimi i tyre u bë pasi, në lagjen “18 Gushti”, Gramsh, në subjektin e “Bar-Kafe”, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dy aparat celular me faqe sportive të hapura, ku ishin të vendosura biletat me ndeshje, një kompjuter dhe një monitor.
—–
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim, shtetasit M.Ç., 21 vjeç, dhe D.Ķ., 23 vjeç, banues të dy në fshatin Kokrevë, Librazhd. Arrestim i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, në fshatin Hotolisht, Librazhd, pas një konfliktit të çastit për motive të dobëta kanë goditur me mjet të mprehtë thikë shtetasin F.D., 23 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallzim krimi”, shtetasin K.K., 20 vjeç, banues në fshatin Dardhë, Librazhd.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: L.M., 30 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: B.Sh., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletën në gjëndje të dehur.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime e mëtejshme proceduriale