DVP Elbasan – Vihen në pranga 3 drejtues mjetesh, procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

-G. B., 25 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”, Elbasan, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin H. S. Si pasojë është dëmtuar 25-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;

-L. D., 42 vjeç, banues në Krujë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin tip “Citroen”, me drejtues shtetasin P. B. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit “Benz” dhe pasagjeri, shtetasi K. D., të cilët ndodhen në spitalin e Librazhdit, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu është dëmtuar shtetasja E. T., pasagjere në mjetin tip “Citroen”, e cila pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Librazhdit, u dërgua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

-B. S., 52 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, pasi duke drejtuar automjetin e tij, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin L. M., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimit referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit:

-P. F., 58 vjeç dhe P. Xh., 49 vjeçe, banues në lagjen “Sporti 2”, Gramsh, pasi kanë kanosur me fjalë njëri-tjetrin;

-A. H., 46 vjeç, banues në fshatin Bicaj, Peqin, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte, shtetasin A. H.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Elbasan – Më datë 30.04.2022, shtetasja M. J., 49 vjeçe, ka bërë kallëzim pranë Komisariatit të Policisë Elbasan, se vajza e saj e mitur, shtetasja S. J., 13 vjeçe, është larguar nga banesa, bashkë me të afërmin e tyre, shtetasin e mitur S. D., 15 vjeç. Shërbimet e Policisë po punojnë intensivisht për gjetjen e tyre.