DVP Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

DVP Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin G. Sh., 51 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babit të tij.

•Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin P. S., 45 vjeç, banues në Prrenjas, sepse pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. F..

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Aqif Pasha”, ka kanosur me fjalë një 16-vjeçar. Policia, gjatë kontrollit fizik ndaj 17-vjeçarit, gjeti një mjet prerës (biçak), të cilin e sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

-Më datë 08.02.2024, shtetasi M. P., me detyrë inxhinier i firmës ndërtuese që kryen punimet në rrugën “Elbasan-Librazhd”, ka njoftuar Policinë se gjatë punimeve, në fshatin Xibrakë, janë gjetur disa predha të vjetra luftarake. Policia ka kryer veprimet për këtë rast dhe ka njoftuar shërbimet e specializuara për demontimin e predhave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.