DVP Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 46 vjeç, banues Elbasan, pasi ka kanosur dhe dhunuar nënën e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Gjithashtu, 46-vjeçari ka dëmtuar disa pajisje, në banesën e kësaj shtetaseje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. B., 67 vjeç, banues në Belsh, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në lokalin e tij.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 54 vjeç dhe për një shtetas 17 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjetet që drejtonin këta shtetas, janë përplasur. Si pasojë është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën, shtetasi E. K..
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.