DVP Elbasan/Procedohen në gjendje të lirë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. P., 37 vjeç dhe T. P., 47 vjeç, të dy banues në fshatin Kuqan, Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe majtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, pasi janë kapur në flagrancë në fshatin Gjergjovin, Gramsh, me 2 armë gjahu që i mbanin pa leje. 2 armët e gjahut u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
- M. T., 36 vjeç, banues në Elbasan, pasi u konstatua se po ndërtonte një objekt, pa lejen përkatëse;
- V. T., 39 vjeç, banues në fshatin Kuqan, pasi në këtë fshat ka dëmtuar me një mjet varinsk, një objekt në pronësi të motrës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policise Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. T., 44 vjeç, banues në Belsh, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke ndërtuar një objekt me konstruksion metalik, pa lejen përkatëse nga organet kompetente.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Ç., 18 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.