Raporti 72-orësh i ngjarjeve, 21,22,23 tetor, 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Elbasan-Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e djeshëm, në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”, ku humbi jetën shtetasja M. Gj., 57 vjeçe, si pasojë e vetëhedhjes nga dera e pasme e furgonit për pasagjerë, me të cilin udhëtonte, ju informojmë se:Pas hetimeve të thelluara për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan vunë në pranga bashkëshorin e 57-vjeçares, shtetasin M. Gj., 68 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.Nëpërmjet dhunës psikologjike të ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, 68-vjeçari dyshohet se ka ndikuar te gjendja e rënduar psikologjike e shtetases M. Gj., e cila në këto kushte, është vetëhedhur nga furgoni.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Libofshë, Fier-Ndezi zjarr për djegien e disa mbeturinave bimore, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogjën 22 hektarë tokë dhe 500 pemë ulliri, identifikohet dhe kapet autori.Vihet në pranga 62-vjeçari nga Libofsha.Sapo janë njoftuar për një rast zjarrvënieje në kodrat e fshatit Libofshë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier janë nisur menjëherë drejt zonës, së bashku me shërbimet zjarrfikëse. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi A. B., 62 vjeç, banues në fshatin Libofshë.62-vjeçari ka ndezur zjarr në tokën e vet, për të djegur disa mbeturina bimore, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur 20 hektarë tokë e mbjellë me bimësi, 2 hektarë tokë e mbjellë me drurë dhe 500 pemë ulliri.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 274 shtetas, konkretisht: 70 shtetas janë vënë në pranga, 184 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 20 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.

DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit O. T., 31 vjeç dhe A. C., 28 vjeç, si dhe vijon puna për kapjen e shtetasit G. M., 32 vjeç, të tre banues në Vlorë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë nxitur një 26-vjeçare, që të përdorë lëndë narkotike, dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë identifikuan shtetasin K. Xh., 26 vjeç, banues në Sarandë, dhe vijon puna për kapjen e tij, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë sportive, drejt fasadës së një dyqani dhe e ka dëmtuar atë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Dimal, Berat-Finalizohet operacioni policor i koduar “Brothers”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.Kishin kultivuar 240 bimë narkotike, në oborrin e një banese, dhe kishin përshtatur një ambient të saj, për tharjen e bimëve narkotike, vihet në pranga 38-vjeçari, vijon puna për kapjen e vëllait të tij.Sekuestrohen 50.8 kg lëndë e dyshuar narkotike në proces tharjeje, asgjësohen bimët narkotike.Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Berat, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brothers”.Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. D., 38 vjeç, banues në fshatin Pobrat, Dimal. Ndërkohë, vijon punon për kapjen e vëllait të tij, shtetasit A.(B.). D., 42 vjeç, banues në të njëjtin fshat.Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë gjetur në oborrin e banesës së shtetasit P. D., 240 bimë narkotike, të cilat ai i kishte kultivuar në bashkëpunim me vëllanë e tij. Gjithashtu, këta shtetas kishin përshtatur një ambient të kësaj banese, për tharjen e bimëve narkotike.Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 50.8 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 1 përforcues grushti dhe 3 celularë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.   

Kamëz/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Combination”. Sekuestrohen drogë dhe armë.Evidentohen dhe goditen një rast i shitjes së lëndëve narkotike dhe një rast i armëmbajtjes pa leje.Kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas të cilët vepronin në grup për shitjen e lëndës narkotike.Sekuestrohen rreth 3 kg e 200 gramë kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, pasi kanë siguruar informacion se 3 shtetas shitnin lëndë narkotike kanabis, në Kamëz, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.Në këtë kuadër është finalizuar operacioni policor i koduar “Combination”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit: K. A., 23 vjeç dhe L. Ç., 59 vjeç, të dy banues në Kamëz; M. N., 48 vjeç, banues në Valias.Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në Kamëz, shtetasit K. A. dhe L. Ç., të cilëve, gjatë kontrollit fizik, iu kanë gjetur sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis.Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike nga shtetasi M. N. dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në zona të ndryshme të Kamzës.Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. N., shërbimet e Policisë gjetën 3 kg e 100 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak.Lënda narkotike, arma e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. 

DVKM Shkodër/Vijojnë patrullimet në liqenin e Shkodrës, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të peshkimit me mjete të ndaluara (mekanizma elektrikë).Goditet një tjetër rast i kësaj veprimtarie të kundërligjshme.Procedohen penalisht 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke peshkuar me mjete që prodhojnë rrymë elektrike.Sekuestrohen një mjet lundrues dhe mekanizmat elektrikë që përdoreshin për peshkim.Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, si rezultat i kontrolleve në hapësirën liqenore, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të peshkimit me mjete të ndaluara, kanë konstatuar në fshatin Kamicë, një mjet lundrues në të cilin ndodheshin 2 shtetas që po peshkonin me mekanizma që furnizoheshin me energji elektrike, të cilët janë të ndaluar për shkak të rrezikut që kanë.Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. H., 45 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe dhe L. Gj., 39 vjeç, banues në fshatin Stërbeq, Malësi e Madhe, për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”.Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti lundrues dhe mekanizmat elektrikë që përdoreshin për peshkim.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 223 shtetas, konkretisht: 84 shtetas janë vënë në pranga, 119 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 20 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 14 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 12 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 22 raste- 3 shtetas është vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 18 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 9 raste- 5 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 6 raste-17 shtetas janë vënë në pranga, 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufirit shtetëror, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 18 raste, 6 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 12 shtetas janë vënë në pranga, 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 shtetas vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 39 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 7 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 32 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 12 raste, me 7 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 7 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 21 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Janë evidentuar nga 2 raste të veprave penale:

-“Vetëgjyqësia”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-mosbindja/kundërshtimi i urdhrit të punonjësit qe kryen funksion publik, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-“Shpërdorimi i detyrës”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-“Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-“Trafikimi i mjeteve motorike”, me 2 shtetas të shpallur në kërkim;

-“Përndjekja”, me 2 shtetas të vënë në pranga.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale:

-“Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, me 1 shtetas të vënë në pranga;

-“Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, me 1 shtetas të vënë në pranga;

-“Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, me 1 shtetas të vënë në pranga;

-“Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-“Shkaktimi i vetëvrasjes”, me 1 shtetas të vënë në pranga;

-“Mbajtja, prodhimi dhe transportimi i substancave kimike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Dhunimi i varreve”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Kanosja për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, me 8 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

3 shtetas të kërkuar përkatësisht për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, janë kapur dhe janë vënë në pranga.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 12 aksidente, si pasojë e të cilave 1 shtetas ka humbur jetën dhe 18 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 40 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 15 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 24 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.