Procedohet penalisht një 34-vjeçar, për veprën penale “Ndotja e ajrit”.
Thyen masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe kryenin vjedhje gjatë natës, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.
Vihen në pranga dhe dy shtetas të tjerë, për dhunë në familje dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, proceduan penalisht për veprën penale “Ndotja e ajrit”, shtetasin E. K., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në servisin e tij për lyerje mjetesh, u konstatua se shkaktonte ndotje të ajrit.
__
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasit M. P., 17 vjeç dhe A. Gj., 15 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 07.08.2020, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit P. N., ku kanë marë 30.000 lekë.
Gjithashtu këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 06.08.2020, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit A. D., 18 vjeç dhe E. Zh., 16 vjeç, banues në Durrës, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasit M. P. dhe A. Gj., me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ishin me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, por e kishin thyer atë duke dalë jashtë banesës.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe përshkallëzimin e dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 62 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
—
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. O., 44 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, pasi duke drejtuar në gjëndje të dehur, në masë 0.81 mg/l mjetin tip “Ford” është përplasur me mjetin tip “Kia”, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprat penale “Ndotja e ajrit”, “Vjedhja”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Largimi i të burgosurve nga vendi i qëndrimit”, “Dhuna në familje” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.