Ndëshkohen me nga 1.000.000 lekë gjobë, 5 pronarë të 5 subjekteve në Durrës, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar dhe ndëshkuar 5 subjekte në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë të lartë pas orarit të përcaktuar në Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.
Për subjektet me pronarë shtetasit V.Q., M.K., A.I., E.M. dhe A.I., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative masë administrative me nga 1.000.000 lekë për secilin.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.