DVP Durrës – Vijojnë kontrollet nga Policia e Krujës, për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pronari i një subjekti në Krujë, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të shtuara gjatë fundjavës në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar 1 subjekt në Krujë, në pronësi të shtetasit N.S., i cili kishte organizuar ceremoni martesore në mënyrë të përsëritur, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë si dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

Ndalohet një 30-të vjeçar, i shpallur në kërkim kombëtar si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Specialist për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin S.B., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, i ka caktuar masën “Arrest me burg” , për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Specialistët Për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, bën shpalljen në kërkim të shtetasit E.Sh., 29 vjeç, banues në fshatin Shoshaj, Burrel, pasi më datë 26.08.2020, në lagjen nr.14, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A.K., 34 vjeç, banues në Martanesh, Burrel, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Plagosje e rëndë me dashje”.