DVP Durrës – Vihen në prangat e Policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 1 prej tyre i shpallur në kërkim

DVP Durrës

Vihen në prangat e Policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 1 prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. V., 38 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Dhuna në familje”.

….

Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasit A. H., 41 vjeç dhe B. H., 40 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, pasi ditën e djeshme, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me sende të forta shtetasin J. P., 30 vjeç, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.

——

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. K., 29 vjeç, banues në Mamurras, Laç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka goditur një mjet tjetër, duke i shkaktuar dëme materiale.

I. S., 20 vjeç, pasi më datë 25.09.2021, në autostradën Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasen L. F., 78 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.