DVP Durrës
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasen N. U., 30 vjeçe, banuese në Komumbi, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe kontrollit në banesën e saj, iu gjetën dhe sekuestruan sasi të lëndëve narkotike cannabis dhe kokainë.
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin G. H., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.