DVP Durrës/Kontrolle të pandërprera në të gjithë territorin,për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.
Procedohen penalisht 4 shtetas, 2 për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe 2 për “Prerja e paligjshme e pyjeve”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin e krimeve mjedisore, proceduan penalisht shtetasit:
A. K., 61 vjeç, banues në lagjen nr.12, Durrës dhe I. G., 54 vjeç, banues në fshatin Kapedanaj, Durrës, pasi janë kapur duke kryer ndërtime pa lejen e organeve kompetente.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Manëz proçeduan penalisht shtetasit:
S. K., 21 vjeç dhe S. K., 28 vjeç, të dy banues në fshatin Shkafane, Durrës, pasi janë kapur duke prerë dru zjarri, në mënyrë të paligjshme.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelom për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ajrit, ndotje të ujërave apo çdolloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit.
DVP Durrës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshëmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.