DVP Berat – Procedohen penalisht 3 shtetas, për krime kundër mjedisit

DVP Berat/Kontrolle të pandërprera në të gjithë territorin, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Procedohen penalisht 3 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimve në Komisariatet e Policisë Skrapar dhe Berat në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, proceduan penalisht 3 shtetas.

Specialitët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Skrapar proceduan penalisht shtetasin A.B., 35 vjeç, banues në Poliçan, pasi në aksin rrugor Poliçan-Skrapar, në vendin e quajtur “Hija e Kakrukës”, Skrapar, u konstatua me mjetin “Kamion”, të ngarkuar me pllaka guri dekorative të cilat dyshohen të jenë nxjerrë në malin e Tomorit, pa dokumentacionin përkatës.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat proceduan penalisht shtetetasin G.Z., 52 vjeç, banues në Mbreshtan, Berat, pasi në fshatin Mbreshtan u kap me mjetin “Kamion”, të ngarkuar me inerte të llojit rërë lumi, pa dokumentacionin përkatës.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi P.T., 63 vjeç, banues në Berat, pasi me mjetin e tij ka dëmtuar disa metra barrierën në rrugën e Kalasë së Beratit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme.

Drejtoria e Policisë Berat apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, dëmtim të zonave të mbrojtura, ndotje të ajrit apo çdolloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

DVP Berat fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.