DVP Dibër – Procedohen penalisht dy specialistë pyjesh për veprën penale “Shpërdorim Detyre”

Procedohen penalisht dy specialistë pyjesh për veprën penale “Shpërdorim Detyre”.
Në Mat procedohet penalisht një shtetas për vepren penale “Organizim i llotarive të palejuara”.
Nga Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonimik e Financiar, në DVP Dibër, filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve : H.Sh., 53 vjeç, Sh. LL., 29 vjeç, banues në Dibër, (të dy me detyrë Specialisit Pyjesh Njësia Administrative Selishtë).
Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi nga kryrja e veprimeve hetimore të deritanishme ka rrezultuar se duke qenë me detyrë Specialist Pyjesh në Njësinë Administrative Selishtë, nuk kanë ushtruar kontrolle mbi detyrimet ligjore që kanë për mbrojtjen dhe menaxhimin e pyjejeve në sektorin përkatës të Njësisë Administarive Selishtë dhe si pasjojë kanë lejuar që disa persona të kryejnë dëmtime masive të pyjeve në këtë zonë duke u sjellë atyre përfitime materiale të padrejta si dhe kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit.
Vepra penale “Shperdorimi i detyrës”.
_______
Mat/ Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të kundraligjshëm në fushën e lojrave të fatit.
Sekuestrohen 2 pajisje elektronike, procedohet penalisht posedeuesi i tyre.
Në vijim të punës dhe kontrolleve të shtuara për ndëshkimin e atyre personave që tentojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, u konstatua se në qytetin e Burrelit, në lokalin e shtetasit N. S., 33 vjeç, banues në Mat, u gjetën dhe u sekuestruan 2 pajisje elektronike ku dyshohej se ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit.
Në përfundim të veprimve hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, shtetasi i lartëpërmendur u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Organizim i llotarive të palejuara”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat e Dibër për veprime të mëtejshme.