DVP Dibër/Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër, për vepra të ndryshme penale

DVP Dibër/ Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasin A.Xh., 44 vjeç, banues në Bulqizë, pasi duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur, ka aksidentuar jashtë rrezikut për jetën, një shtetas të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin E.Z., 28 vjeç, banues në fshatin Martanesh, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit R.D.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.