Durrës/Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Durrës/Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin D. S., 56 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin R. B., 44 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, nuk është gjetur në banesë, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për dhunë në familje.

Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi F. K., 22 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde narkotike kokainë dhe një fishek luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.