Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 6 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.
Shërbimet e Policisë Skrapar, në bashkëpunim me DVP Berat dhe SHÇBA, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e personave që kultivojnë bimë narkotike, në zbatim të një plan-operacioni të përbashkët, në fshatin Melçkë, Skrapar, kanë konstatuar të mbjella bimë narkotike cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë dy autorët e dyshuar, shtetasit S. K., 36 vjeç, banues në Staraveckë, Skrapar dhe I. B., 55 vjeç, banues në Mbrakull, Poliçan.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve të para hetimore u shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e tyre, shtetasit E. K., 28 vjeç dhe Z. Xh., 40 vjeç, të dy banues në Staraveckë, Skrapar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.
—-
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, pas njoftimit të marrë se në afërsi të varrezave në Burbullinjas, një person kishte ndezur zjarr, i cili i kishte dalë nga kontrolli, duke avancuar dhe duke përfshirë një sipërfaqe të madhe me ullinj dhe pemëtari, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë identifikuar dhe vënë në pranga autorin e zjarrvënies, shtetasin A. V., 57 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat.
Ky shtetas kishte ndezur zjarr në tokën e tij dhe si pasojë e erës së fortë zjarri ka avancuar më tej dhe për pasojë janë djegur rreth 200 rrënjë ullinj dhe një sipërfaqe me pemë të ndryshme pyjore dhe frutore në pronën e shtetasit J. H.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor” .
—-
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Ura Vajgurore u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. S., 16 vjeç, banues në fshatin Kutalli, Berat.
Procedimi penal ndaj tij filloi pasi nga kontrolli i ushtruar në banesë iu gjet një armë zjarri automatik, e cila u bllokua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
————–
Gjithashtu, nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
M. Zh., 24 vjeç, banues në lagjen Barrikadë, Berat, pasi, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë (thikë), shtetasin R. H., 20 vjeç, banues në lagjen Barrikadë, Berat, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin “Nënë Tereza”, Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
—-
Nga Seksioni i Trafikut Interurban dhe Urban janë arrestuar në flagrancë shtetasit K. L., 32 vjeç dhe A. P., 31 vjeç, banues në Kuçovë, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motorët pa leje drejtimi.