DVP Berat/Vihen në pranga 2 shtetas

Berat/Kontrolle intensive për goditjen e veprimtarive kriminale dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

-Kishte me vete doza Cannabisi, me qëllim shitjen, si dhe armë gjahu dhe armë të ftohta, arrestohet 40-vjeçari.

-Vodhi një automjet në Kuçovë, ndalohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore:

-specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Berat arrestuan shtetasin S. D., 40 vjeç, sepse gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në doza, me qëllim shitjen, si dhe 1 armë gjahu, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe municion luftarak, që u sekuestruan me cilësinë e provës materiale;

-specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim, K. O., 40 vjeç, banues në Kamzë. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, sepse dyshohet se në vitin 2021, ka vjedhur një automjet, në Kuçovë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.