DVP Berat – Vihen në pranga 2 shtetas

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim si dhe nga informacionet e marra në rrugë operative për vendodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat organizuan punën dhe bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit K.K., 30 vjeç, (i dënuar më parë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”), banues në lagjen Uznovë, Berat.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

——–
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Dimal, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Dh., 28 vjeç, banues në Dimal, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.