DVP Berat – Vihen në pranga 2 shtetas

DVP Berat

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. S., 56 vjeç, banues në Lapardha, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij.

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi K. K., 18 vjeç, banues në lagjen Jani Vruho, Berat, pasi në vendin e quajtur “Qafa e Kalasë”, është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur, në masën 0.91 mg/l alkool.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Berat/Në vendin e quajtur “Çentër Shqiptare”, Kombinat, shtetasi A. A., 48 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat, duke kaluar rrugën, është goditur nga një mjet dhe për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar, pas aksidentit, është larguar nga vendngjarja.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.