DVP Berat/Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale

DVP Berat/Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

•Njëri prej tyre u procedua sepse duke vënë muzikë të lartë në lokalin që menaxhonte, kishte prishur qetësinë publike.

Sekuestrohen pajisjet që gjeneronin muzikën.

Gjatë patrullimeve në të gjithë territorin e qarkut, për të parandaluar dhe goditur paligjshmëritë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë konstatuar ndotje akustike nga një lokal në lagjen “Çlirimi”.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për menaxherin e këtij lokali, shtetasin E. M., 40 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, si dhe u sekuestruan pajisjet që gjeneronin muzikën.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. Xh., 20 vjeç dhe F. Xh., 27 vjeç, të dy banues në Dimal, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, një 20-vjeçar.

•Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. M., 49 vjeç, banues në Tepelenë, pasi ka kallëzuar një 48-vjeçar, se shtetasi L. M. ka keqpërdorur thirrjet telefonike, për ta kanosur atë.

•Në fshatin Novaj, Skrapar, një automjet tip “Porche”, me drejtues shtetasin E. D., 34 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me një automjet tip “Audi”, me drejtues ende të paidentifikuar. Pas përplasjes, shtetasi ende i paidentifikuar, ka kanosur 34-vjeçarin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim automjetin tip “Audi”, si dhe vijon punën për identifikimin dhe për kapjen e drejtuesit të tij. Ndërkaq, grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

denonconë112📞 ✅