DVP Elbasan/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

DVP Elbasan/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin K. R., 25 vjeç, banues në Cërrik, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-të fejuarës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-B. B., 29 vjeç, banues në Prrenjas, pasi ka kallëzuar shtetasi A. H., me detyrë roje e mjedisit, në vendin e quajtur “Shesh-Dardhë”, se ka parë 29-vjeçarin duke prerë dru për zjarr, në mënyrë të kundërligjshme;

-F. B., 28 vjeç, banues në Librazhd, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 37-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 15-vjeçar, pasi ka goditur një bashkëmoshatar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.